Ky sezon i Javës së Modës së New York-ut ka sjellë shumë të reja, debutoi në sfilatë vajza e Cindy Crawford, Kaia Gerber, djali i Snoop Dogg Cordell Broadus sfiloi për Philipp Plein… Sot buletini i fëmijëve të të famshëve solli Carys Zeta Douglas, vajzën e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas.

Adoleshentja nuk ishte aty për të marrë pjesë në sfilatë, ajo është vetëm 14 vjeçe, por megjithatë u tërhoqi vëmendjen të gjithëve ku u ul në rreshtin e parë të sfilatës së Michael Kors. Ajo erdhi e veshur me një bluzë të hapur dhe me fund me qëndisma, me një varëse të thjeshtë dhe një kuletë lëkure. Ndërkohë e ëma ishte po aq elegante me një fustan asimetrik me detaje lëkure dhe një rrip me dy tokëza.

  

Mamaja dhe vajza madje u ulën në të njëjtën mënyrë ndërkohë që ndiqnin shfaqen. Nicole Kidman dhe Naomi Watts ishin pranë tyre.

Më pas, dolën në fotografi me stilistin.

Jones dhe Douglas duket se e shijuan përvojën familjare në NYFW.

Ndoshta kur të vijë në këtë javë mode pas disa vitesh, Carys do jetë në sfilatë.