Ka disa nga personazhet e Big Brother ndër vite që vazhdojnë ende të mbahen mend. Ndoshta nuk janë në botën e televizionit, por që gjithsesi janë fytyra mjaft të dashura për publikun shqiptar.

Njëra prej tyre është edhe Jona Kalemaj, ish-banorja e Big Brother 7. Bukuroshja kaçurrelse është e martuar dhe ka një vajzë të vogël. Jona është gjithashtu në pritje të një vajze të dytë.

Të gjithë këto ngjarje në jetën e ish-banores, i ka treguar vetë ajo.

Por ama për bashkëshortin e saj, ajo rrallë herë flet, apo poston foto në rrjetet sociale. Sot Jona, në përvjetorin e 4 të dashurisë së tyre, na ka treguar më në fund me fytyrë gjysmën e saj më të mirë.

“Ndoshta fati e deshi kështu. Ndoshta dhe zoti kështu donte… të ishim bashkë , të jemi bashkë. Viti i 4-t që ne festojmë bashkë, dhe dashtë ai mbi ne të festojmë bashkë edhe pas 104 vitesh. Gjysma ime më e mirë!”,- shkruan ish-banorja.