Çifti i njohur Big Basta dhe Vesa Luma festojnë sot dy vjetorin e martesës së tyre. Si një vajzë që nuk harron datat e rëndësishme në lidhjen e saj, Vesa na ka prekur të gjithëve me dedikimin që i ka bërë bashkëshortit të saj, Big Bastës në këtë përvjetor të martesës.

“Sot 2 vjet, kurorëzuam dashurinë tonë. 9 muaj më pas, erdhi në jetë mrekullia jone Lian, i cili na ktheu përmbys çdo përceptim për jetën! Sa shumë sfida erdhën pastaj..,buzeqeshje,lot,gëzim,shpresë të gjitha..për kaq pak kohë.. Nuk di të shpreh me fjalë sa krenare jam për ty, që po ma dëshmon dita-ditës se sa e çmuar është familja për ty. Të dua shumë”,-shrkuan Vesa.

Në fakt dedikime të tilla nuk janë të rralla në profilet personale të çiftit. Ata herë pas here, në ditë të rëndësishme ose të zakonshme, ata shprehin gjithë dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin.