Ajo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare. E talentuar, mjaft simpatike, gjithmonë e distancuar dhe e rezervuar për sa i përket jetës private. 

E tillë është Olta Boka. Këngëtarja e qeshur feston sot ditëlindjen, dhe ne i urojmë të behet edhe 100 vjeçe. Olta sot në fakt me siguri ka marrë shumë urime dhe dhurata.

Por më të bukurën ajo e ka treguar përmes fotove të ndryshme që ajo ka postuar në Instastory.

Olta ka zbuluar surprizën që mikeshat e saj më të ngushta i kanë bërë pas mesnatës.

Ato kanë zbukuruar shtëpinë e këngëtares, dhe e kanë gdhirë së bashku duke festuar për miken e saj. Sa me fat Olta…