Kryeredaktorja e “Top Show Magazine”, Bieta Sulo prej 4 muajsh është bërë nënë e një djali, emri i të cilit është Kroi Art. Ajo dhe Albani me siguri janë shumë të lumtur që familja e tyre është zgjeruar tashmë.

Bieta në fakt këto muaj është treguar e rezevruar për sa i përket publikimit të fotove me të birin. Nuk është treguar “egoiste”, duke mos oublikuar asnjë foto, por që gjithsesi ka preferuar që të mos e ekspozojë shumë të voglin e saj.

Gjithsesi sot mami Bieta, edhe pse me kurriz, ka postuar një foto mjaft të bukur në Instagram së bashku me Kroin. Si një nënë e re, Bieta ka memorizuar edhe orën kur ka lindur mrekullia e saj.

Ajo shkruan bashkangjitur fotos se si sot katër muaj më parë në orën 19:01 e ka mbajtur në krahë për herë të parë dashurinë e vogël.

 

Ora: 19:01... 4 muaj ne krahet e njeri-tjetrit @anjezadyrmishi_photographer #proushqimitmequmeshtgjiri

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

“Ora: 19:01... 4 muaj ne krahet e njeri-tjetrit”,-shkruan Bieta. Suto përmes kësaj fotoje kaq të bukur, shpreh edhe mbështetjen e saj për të gjitha nënat që ushqejnë bebet e tye me gji.