Edhe nëse nuk jeni të dashuruar apo në një lidhje me dikë, nëse e dëgjoni këtë këngë me siguri do filloni të mendoni diçka të bukur rreth dashurisë.

Situata “agravohet”më shumë kur ju jeni të dashuruar pasi kjo këngë automatikisht i dedikohet atij apo asaj. Besoj të gjithë e kuptuat se po flasim për këngën “All of me” të John Legend.

Sa prej jush, sa herë që e dëgjoni këtë këngë thoni me vete kjo është kënga ime dhe e partnerit tuaj. Epo nuk qenkeni të vetmit. Edhe Sara dhe Ledioni, e adhurojnë këtë këngë, pasi i kujton historinë e tyre të dashurisë.

Çifti i njohur madje kanë qenë prezent në një koncert të këngëtarit John Legend, dhe më pas Sara ka postuar një video ku tregon domethënien që kjo këngë ka për të dhe Ledionin.

“Unë dhe Ledion Liço u bëmë bashkë për herë të parë vite më parë në një festë ditëlindjeje, ndërkohë që po luhej kjo këngë. Pas kësaj e kemi dëgjuar këngën në 829273 dasma”,-shkruan Sara bashkangjitur videos të publikuar në Instagram.