Pas dasmës së madhe që mori vëmendjen e të gjithëve me çdo detaj, çifti i sapomartuar kanë vendosur më në fund për të nisur muajin e mjaltit. Edhe pse gjatë dhe pak ditë pas dasmës nuk e kishin vendosur akoma se ku do të shkonin (të paktën kështu thanë), Xhensila dhe Besimë në fund kanë marrë arratinë.

E pyetur nga Prive edhe natën e dasmës, Xhensila tha se muajin e mjaltit nuk e kishin menduar, meqenëse gjatë verës ishin organizuar për dasmën, por pa lënë mënjanë edhe prjektet artistike: “Po mos kini merak, se unë do postoj foto…” – tha Xhensila për Prive dhe kështu ka bërë, në fakt.

Pak më parë, nga profili i saj në Instagram, këngëtarja ka postuar një zarf, i cili mban emrin e një resorti luksoz në Maldive, ‘Four Seasons’. Mbi të shkruhet edhe çifti i sapoartuar “Mr. & Mrs. Sallaku”

Pas kësaj fotoje, Xhensila poston edhe një video të shkurtër duke trokituar gotat me shampanjë.

Zyrtarisht, ajo dhe Besi i kanë lënë të gjithë angazhimet artistike për disa ditë. Çfarë mund të jetë më bukur se Maldivet për një çift ta sapomartuar?