Serena Williams, më në fund na ka treguar përmes një fotoje të publikuar në Instagram vajzën e saj. Super ylli i tenisit postoi foton e ëmbël me të bijën që e mbante në krahëror, dhe kështu na njohu të gjithëve me vogëlushen e saj.

“Njihuni me Alexis Olympia Ohanian Jr”,-shkruan Serena në Instagram.

Vogëlushja e tenistes erdhi në jetë më 1 shtator, dhe gëzoi pa fund Serenën dhe bashkëshortin e saj, Ohanian. Serena në fakt përveç fotos të publikuar në Instagram, publikoi edhe një video ku tregonte momente mjaft të bukura nga shtatzënia e saj.