Pas lajmit për ndarjen e Olsi dhe Fjorentinës, duket se një tjetër çift i Big Brother Albania i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Po flasim për një ndër çiftet më të pëlqyera dhe më të dashura të këtij edicioni, Xheni dhe Benardi.

Lajmin për ndarjen e ka dhënë vetë Xheni nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram ku shkruan: "Me vjen keq, unë dhe Benardi jemi ndarë”.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë edhe një shaka nga ana e Xhenit, pasi po t’i hedhim një sy profilit të çiftit në Instagram ato vijojnë të kenë foto me njëri- tjetrin. Për më tepër fotoja ku dha njoftimin është fshirë.

Ah mund të jetë dhe një ironi për lajmin e ndarjes së Olsit dhe Fjorentinës, pasi dy çiftet nuk kishin një marrëdhënie të mirë me njëri- tjetrin.

Tani na mbetet të presim se cili ka qenë qëllimi i Xhenit me këtë postim. Ne shpresojmë të mos jetë aspak i vërtetë...