Ditëve të fundit lajmi kryesorë i mediave rozë ishte ndarja e portierit Alban Hoxha me këngëtaren Çiljeta Çilaga.

Mungesa e fotove në profilet përkatëse në Insatagram kanë mjaftuar që të përflitet për një ndarje të mundshme të çiftit.

Por duket se kjo gjë e ka mërzitur shumë këngëtaren, e cila ka reaguar si asnjëherë më parë.

Ajo është shprehur se do të ndjek penalisht të gjithë mediat që kanë shkruar lajme të pavërteta për të, marrëdhënien e saj, por edhe për djalin e vogël, bukuroshin Fernando.

“Nuk kam ndërmend të mbush portalet duke dhënë deklarata përsa i përket historisë sonë të dashurisë. Por duke marrë shkas nga çfarë është shkruar sot dhe gjithë këtë vit në lidhje me mua, pa më kontaktuar asnjëherë personalisht, kam vendosur t’i ndjek në rrugë ligjore të gjithë ata që kanë shpikur, që të zënë mend një herë e mirë. Për shumë e shumë lajme të rreme që kanë bërë për jetën time, duke përfshirë këtu edhe djalin tim, me lajme të pavërteta dhe abuzime”, u shpreh për Revistën “Who” këngëtarja.

Përveç lajmit që do ndjek disa media penalisht, mes rreshtave arritëm që të shquanim se edhe ndarja e tyre është një lajm i pavërtetë.

Në fakt nuk është hera e parë që përflitet ndarja e një prej çifteve më simpatikë të Show Bizit, por duket se në asnjë moment prej tyre nuk ka qenë i vërtetë.