Ditë të suksesshme po përjetojnë artistët tanë.

Pas këngëtares Era Istrefi, edhe Noizy është futur në botë e biznesit. Së fundmi ai ka nxjerrë në shitje linjën e veshjeve të pagëzuar me emrin “Illyrian Bloodline”.  

Mbrëmjen e djeshme ka qenë vetë reperi i cili nëprmjet disa postimeve në profilin e tij në Instagram ka njoftuar se të gjithë që dëshironin të kishin në garderobën e tyre edhe firmën më të re “Illyrian Bloodline” mund ta blinin fare lehtë në faqen online.

 

Të gjitha porositë mund të bëhen online përmes ueb-faqes zyrtare, dhe kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga lançimi, Telegraf. com mëson janë bërë më shumë se 1000 porosi.

Noizy është ndër reperët më “in” të momentin.

Për momentin ai po shijon sukesin e këngëve të tij më të fundit, e ndërsa vetëm një ditë më parë shtoi në listën e tij të sukseseve edhe të parin në botën e biznesit.