Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Merita Halili ka rrëfyer në emisionin “Lart e poshtë” në “RTSH1-HD” dhimbjen e madhe që i ka shkaktuar ndarja nga jeta e nënës së saj.

Ajo ka treguar që e ëma nuk mundi të duronte gjatë vdekjen e të vëllait, dhe u nda nga jeta duke i lënë Meritës një dhimbje të madhe.

 “Përpara nënës kam humbur vëllain, ai iku shumë i ri dhe nëna nuk mundi të duronte… E kam përjetuar shumë keq. Unë e kam humbur shumë e re babain, por ikja e nënës ishte akoma dhe më e vështirë”,-është shprehur Merita.

Por për post këtij rrëfimi Merita ka treguar se shumë shpejt do të publikojë dhe projektet e reja të saj. Bashkë me Meritën në studio ka qenë dhe bashkëshorti i saj, Raif Hyseni, ku nuk kanë munguar rrëfimet për veprimtarinë e përbashkët dhe historinë e tyre 27-vjeçare.