Miss Albania 2005 Suada Sherifi ka treguar për herë të parë pas 12 vitesh arsyen se përse nuk mori pjesë në Miss Universe, pasi u zgjodh vajza më e bukur e Shqipërisë.

Në një intervistë për Eni Shehun në ABC News Suada ka treguar se për të marrë pjesë në Miss Universe i është kërkuar që të bëjë hundën operacion.

Ajo nuk ka pranuar sepse i është dukur e padrejtë, dhe në vend të saj ka konkurruar Eralda Hitaj. Suada edhe sot nuk është penduar që nuk e ka kryer atë ndërhyrje.

Ajo është shprehur se kur nuk është tunduar për ta bërë këtë ndërhyrje në adoleshencë, tani nuk e çon ndërmend një gjë të tillë.