Është bukur kur këngëtaret vlerësojnë njëra-tjetrën pavarësisht se mund të ketë konkurrencë mes tyre. Kështu ka ndodhur në fakt edhe me Xhensila Myrtezajn e cila ka treguar pëlqimin e saj për të madhen Aurela Gaçen.

Mbrëmjen e kaluar Xhensila ka qenë në një koncert të Aurelës në Sarandë, dhe si gjithmonë Gaçe e ka djegur skenën.

Kjo performancë i ka pëlqyer Xhensilës, e cila ka postuar me pas në Instastory, pjesë nga koncerti.

Xhensila në fakt herë pas here poston video, ku në sfond dëgjohen këngët e Aurelës, çfarë do të thotë se Aurela është këngëtarja e saj e preferuar.