Ajo është një ndër gazetaret më të njohura në vend. Ilva Tare po shijon periudhën më të ëmbël në jetën e një gruaje, atë të pritjes së një fëmijë.

Ilva është në muajt e fundit të shtatzënisë, dhe shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali.

Gazetarja ka postuar një foto gjatë pushimeve, ku tashmë barku i saj është mjaft i fryrë, gati për t'i dhënë jetë vogëlushit të Ilvës.

Gazetarja është e martuar me Edurart Selamin dhe kanë dhe një vajzë, emri i së cilës është Melody.