Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur ditën e sotme një person të rëndësishëm në jetën e tij. Fatkeqësisht është ndarë nga jeta, motra e deputetit të Partisë Demokratike.

Ka qenë vetë Berisha i cili ka dhënë lajmin e hidhur përmes një postimi në Facebook. Berisha shkruan se motra e tij, Hajrie Osmanaj është ndarë nga jeta pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

"Të dashur miq! Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!Një mirënjohje të thellë të gjithe miqve dhe dashamirësve të shumtë, qe me praninë dhe mesazhet e tyre lehtësuan dhimbjen tonë!Hajria u nda nga ne në moshën 77-vjecare pas një semundjeje, të cilën e përballoi me stoicizëm dhe dinjitet të vërtet.Për mua dhe të gjithe familjen tonë dhimbja, pikëllimi nga kjo ndarje ishin të thella sepse, me dashurinë, mirësitë e saj të pakufishme dhe përkushtimin ndaj të gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe mirësia njerëzore nuk kanë moshë.Ndaj ne sot, duke e percjellë në banesën e fundit, i thamë vërtet lamtumirë Hajries tonë të dashur, por për të mbajtur gjithnjë thellë e përgjithmonë në zemrat tona kujtimin dhe dashurinë e saj!I lehtë qofte dheu sonte për ty motra ime e dashur!! sb",-shkruan Berisha në Facebook. Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së ish-kryeministrit për këtë humbje.