Ata u martuan brenda shtëpisë së Big Brother, dhe duket se tashmë do të bëjnë dhe një dasmë të dytë për të gëzuar familjarët e tyre.

Besoj të gjithë që e keni ndjekur Big Brother 9 e keni kuptuar që po flasim për Danjelin dhe Fotininë.

Çifti i njohur tashmë, përmes një video live në Insgram kanë treguar se në muajin nëntor do të organizojnë një dasmë të dytë.

Sipas “Who”, dasma e tyre do të jetë e madhe dhe e bukur dhe madje do të vendosin një datë për t’u takuar nga afër me të gjithë fansat. Aktualisht çifti është duke shijuar muajin e mjaltit, por pas tij i pret një ngjarje e madhe siç është dasma e tyre e dytë.