Klaudia Pepa, me një karrierë të stabilizuar tashmë në Itali, edhe pse ka shkuar atje vetëm pak vite më parë, i ka dhënë vetes kënaqësinë e një udhëtimi më të largët, atje ku ëndrrat janë edhe më të mëdha.

Një foto e postuar në Instastory-n e saj e tregon balerinën në këmbët e kodrës me shkronjat e mëdha që formojnë emrin e ëndërruar, Hollywood.

Ajo ka hapur krahët në një pozicion lirie dhe përmbushjeje dëshirash. Ndoshta limiti i balerinës nuk do të jetë vetëm Italia, edhe pse aty ajo ka hapur një shkollë danci dhe do të nisë një projekt televiziv këtë verë. Megjithatë, sido që t'i ketë planet, një udhëtim në Hollywood për këdo, veçanërisht për një artiste, është gjithmonë me vlerë dhe mbresëlënës.