Bukuroshja Morena Taraku bën një jetë luksoze dhe këtë nuk nguron që ta tregojë nëpërmjet postimeve në Instagram.

Por përpos fotografive të shumta, ku ekspozon veshjet e shtrenjta, udhëtimet, një vend shumë të rëndësishëm zë dhe babi i saj, regjisori Selami Taraku.

 

Happy bday DAD ❤️

A post shared by K I N G M T (@morenataraku) on

25- vjeçarja ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të atin, kjo edhe për faktin se nëna e saj nuk jeton. Edhe pse nuk e ka pasur pranë nënën në momentet më të veçanta, ajo ka një vend shumë të rëndësishëm tek Morena.

Bukuroshja ka qenë në një darkë familjare, por pavarësisht kanë kaluar 12 vite që nëna e Morenës është larguar nga kjo jetë, vendi i saj në tavolinë është gjithmonë i lirë, pranë vajzës së saj.