Këngëtarja Enca Haxhia njihet si një ndër personazhet më provokuese të Show Biz-it shqiptar, ku herë pas here poston foto të shumta duke u treguar “shumë bujare” me fansat e saj.

Por duket se foto të tillë nuk janë pëlqyer dhe aq shumë nga audienca e gjerë, ku një “bum” kritikash kanë ardhur në adresë të saj.

Këto komente negative, këngëtarja 21- vjeçare i ka cilësuar si të pakuptimta.

Në një postim në InstaStory, Enca i është përgjigjur ashpër të gjithë atyre që e kanë kritikuar. Por në reagimin e saj, ajo nuk ka lënë pa përmendur format e saj trupore, të cilat i quan si një bekim.

“Nëse ke një gjoks të vogël dhe del topless është “modë”, por kur je e bekuar me një gjoks të madh dhe vesh një dekolte, konsiderohet “vulgare”. Ju *** standartet e dyfishta”, shkruan Enca.

21- vjeçarja është zhvendosur në Turqi, ku së bashku me motrën e saj të vogël Uendi Haxhia kanë ndarë disa momente nga pushimet familjare.