Për Patris Berishën, dje ishte Dita e parë e Baballarëve që e festonte si i tillë dhe partnerja e tij, Tuna, bëri çmos që kjo të ndihet edhe në postime.

Nuk kanë munguar fotot me Tianin dhe urimi i këngëtares për ditën e baballarëve. E ka bërë këtë përmes një fotoje "normale" të Patrisit që mban në duar Tianin.

Por mesa duket festa i ka rrëmbyer pjesëmarrësit e familjes së vogël.

Tiani është veshur me një kostum shumë të këndshëm, ndërsa i ati është zhveshur dhe Tuna ka postuar një foto të Patrisit pa bluzë duke mbajtur të birin me shënimin "Dita e parë e Babait", ku siç kuptohet, nëse arrini të hidhni sytë rreth e rrotull, ndodhen në dhomën e Tianit.

 

Vajza, ju thamë që Tiani ka veshur një kostum shumë të bukur!