Këngëtarja Aurela Gaçe njihet si ndër personazhet publike pa komplekse dhe me shumë humor.

Pas humorit që ajo bëri në dasmën e saj, e cila tha se është nusja më e lumtur pasi në dasmë kishte edhe bashkëshortin dhe Dashnorit, duke iu referuar sigurisht këngëtarit dhe mikut të saj Dashnor Dikos, Gaçe ka bërë një tjetër postim “ngacmues”.

Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram, një foto të para shumë kohëve, teksa ishte në plazh me Dashnor Dikon.

Mbi foto ajo shkruan: “S’ju ndava Dashnorit”, e shoqëruar me disa fytyra duke qeshur me lot.

Emri i këngëtari Dashnor Diko lë vend për t’u interpretuar dhe ndryshe, dhe Aurela e “shfrytëzon” këtë për të bërë humor me ashtu siç vetëm ajo di ta bëjë.

Ata janë miq së bashku prej vitesh, dhe një shaka e tillë është e pranueshme dhe nga vetë këngëtari.