Familja mbretërore ka një protokoll që në raste të rralla thyhet nga anëtarët e saj. Por në një situatë të tillë, Princi William ka thyer protokollin dhe nuk është shqetësuar fare, pasi ka përqafuar një prej të afërmve të viktimave të zjarrit vdekjeprurës në kullën Grefell në Londër.

Përqafimi i princit theu protokollin mbretëror pasi anëtarët e zgjedhur mbretëror janë të rezervuar historikisht për shtrëngimet e duarve.

Por ai përqafoi gruan e trishtuar pafund nga dhimbja, e cila thuhet se ishte e dëshpëruar për të bashkëshortin e saj, që ishte bllokuar në një ashensor gjatë kohës së zjarrit.

Qendra Sportive Westway ishte bërë një pikë referimi për të mbështetur të prekurit nga zjarri. Gjatë vizitës, Princi dhe Mbretëresha Ëlizabeth II u takuan me banorët dhe përfaqësuesit e komunitetit. Zjarri në kullën Grenfell në Londër u mori jetën 58 personave.