Pavarësisht se janë ndarë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt mesa duket kur bie puna tek fëmijët e tyre, “bëjnë paqe”. Para festës së baballarëve, Jolie ka menduar të surprizojë ish-bashkëshortin e saj, duke i dërguar fëmijët në shtëpinë e tij.

Fëmijët kanë qëndruar për disa orë të mira me të atin, më pas janë larguar nga Los Angeles sepse u duhej të shoqëronin Angelina-n në një udhëtim në Addis Ababa në Etiopi, vendi në të cilin është adoptuar Zahara në 2005-n.

Kjo gjë në fakt tregon se Angelina dhe Brad ruajnë një raport të mirë edhe pse u ndanë vitin e kaluar.