Shprehja thotë se mosha është thjesht një numër, mbi të gjitha kur diferenca midis dy partnerëve shkon mbi 25 vite. Lista e çifteve me diferencë të madhe moshe është e gjatë, e një ndër ta është edhe babai i modeleve të njohura Bella dhe Gigi Hadid, Modamed Hadid.

Mohamed Hadid me të pestë fëmijët, Alana dhe Marielle në krah të djathtë, Bella, Gigi dhe Anwar poshtë

Mohamed, babai i 5 fëmijëve, 2 vajzat Alana dhe Marielle nga martesa e tij e parë, Gigi dhe Bella dhe djali i vogël Anwar me martesën e tij të dytë me Yolandan, është një nga personazhet publikë më të përfolur në showbizz. Jo vetëm për famën si ndërtues i hoteleve më luksoze në Los Angeles apo statusi i babait të supermodeleve, por edhe për lidhjen e tij aktuale me modelen seksi iraniane.

Shiva Safai, në status e fejuar me Hadidin, është një nga modelet më të suksesshme e të dy bëjnë një nga çiftet më simpatike dhe më të përfolur të momentit, jo vetëm për hiret e bukuroshes, por për shkak të diferencës në moshë. Shiva, 30 vjeç dhe Mohamed, 67, fotografohen të kapur për dore nga paparazzët gjatë gjithë kohës ku duken më të dashuruar se kurrë.

Së fundmi, Yolanda Hadid është parë shumë afër babait të vajzave, dhe Shiva duket se nuk ka asnjë problem me ishin e të dashurit të saj. "Mohamedi nuk më jep asnjë arsye për të mos i besuar" shprehet ajo.

Shiva Safai dhe Mohamed Hadid