Miriam Cani dhe Alban Skenderaj janë pa dyshim ndër ndër artistët më të mirë që ka vendi ynë. Ata janë gjithashtu edhe një çift i mrekullueshëm që transmetojnë vetëm pozitivitet.

Çifti sipmatik përmes këngës, i kanë dedikuar njëri-tjetrit, jo rrallë herë edhe këngë të bukura dashurie. Por sot radhën për një dedikim mjaft emocionues e ka Miriami në 35-vjetorin e lindjes së gjysmës së saj më të mirë Albanit.

Ajo përmes një fotoje në Instagram ka shkruar fjalë të bukura dhe të merituara për artistin e madh shqiptar.

“Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. 
Ti më provon çdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!
Ashtu siç ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familje të rrallë, një fëmijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëror që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.
Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli..
Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen. 
Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat”:) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.
Të dua me çdo qelizë të trupit tim”,-ky është dedikimi i Miriamit.