Kim është vënë së fundi në qendër të kritikave pas një postimi në Twitter, përmes të cilit lajmëroi se gripi ishte një mënyrë e mirë për të rënë nga pesha. Kardashian ka zbuluar se falë gripit që kaloi ditët e fundit, trupi i saj ka humbur 2 kilogramë dhe do të jetë në super formë në evenin e përvitshëm Met Gala, i cili do të organizohet më 2 maj.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Twitter, Kim tha se ka humbur kile të tepërta falë gripit: “Gripi mund të jetë një dietë e shkëlqyer. Jam shumë e lumtur që më kapi në kohë për Met Gala” –shkruan ajo në Twitter.

Edhe pse duket që është një shaka nga ylli i reality show-t, shumë ndjekës e kanë kritikuar për këtë postim, aq sa një pjesë prej tyre e kanë pyetur si do të ndihej nëse do t’ia thoshtë së bijës këtë gjë kur ajo të jetë e sëmurë. Kështu, sipas komentuesve, ajo nuk duhet të promovojë sëmundjen si një “shërim” për dietën.