Modelja Bela Hadid mesa duket ka lënë pas historinë e saj me The Weeknd, dhe “tradhtinë” që Selena dhe ai i bënë. Teksa çifti u shfaqën mjaft të dashuruar në Coachella, super modelja po shijonte disa pushime me miqtë e saj në Dubai.

Bukuroshja ka postuar në Instagram hedhjen e saj me parashutë në Dubai, ku ka shkruar bashkangjitur saj se nuk ishte ndjerë ndonjëherë kaq e qetë në jetën e saj. Për Bellën kjo ka qenë eksperienca më e bukur në jetën e saj.

Por super modelja në fund të statusit të saj kishte shkruar edhe një mesazh të vogël që sigurisht na bën të mendojmë se e ka në adresë të çiftit të lumtur.

Ajo ka shkruar “vafshi në djall”. Nuk e di sesa mund ta ndjekin Selena dhe Weeknd, Bellën, por gjithsesi ajo e ka dhënë mesazhin e saj…