Në një kohë kur ka filluar turin për prezantimin e këngës përfaqësuese në Eurovision, Linda Halimi ka ndarë sot me miqtë edhe një lajm tjetër të mirë. Zyrtarisht, ajo është bërë qytetare e Shqipërisë dhe në këtë mënyrë është zyrtarisht përfaqësuesja jonë në Eurosong.

Në statusin që ka ndarë me të gjithë ndjekësit në faqen e saj në Facebook, Linda ka falënderuar Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, për mundësinë e marrjes së pasaportës dhe të gjithë shqiptarët që e kanë mbështetur. Në skenën e Eurosongut, Linda do të jetë përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve anekënd botës.

Suksesi i fundit i artistes shqiptare ishte skena e Madridit, në Spanjë, ku u mirëprit e u duartrokit nga i gjithë publiku. Shkrimet e mediave spanjolle, por edhe më gjerë, e kanë vlerësuar artisten shqiptare për zërin e veҫantë e të fuqishëm, por jo më pak edhe për linjat e shkëlqyera fizike, të cilat, edhe Linda ka dëshirë t’i ekspozojë.

Në fotot e ndara nga skena e Madridit, Linda duket në formë të shkëqyer fizike dhe mjaft provokuese me veshjen e saj të zezë.