George Clooney ka shfaqur mbështetjen ndaj fjalimit të Meryl Streep në Golden Globes në të cilin ajo shigjetoi në mënyrë elegante, por dhe të fuqishme Donald Trump-in.

Pa e përmendur presidentin e zgjedhur, ajo kujtoi atë rast kur Trump u tall me një reporter me paaftësi dhe e akuzoi që po përhapte urrejtje dhe dhunë.

Trump iu përgjigj duke e etiketuar Streep si "një nga aktoret më të mbivlerësuara në Hollywood, por fjalimi i saj ka marrë edhe mbështetjen e Clooney-t.

"Do ta shkatërrosh shtetin?" ka thënë Clooney, siç shkruan The Guardian. "Unë nuk kam votuar për të, nuk e mbështes, nuk mendoj që ai është zgjedhja e duhur.

Na duhet të shpresojmë që ai ta bëjë punën mirë, sepse nëse Shtetet e Bashkuara dështojnë, gjëra të frikshme ndodhin, kështu që shpresoj që ai mundet."

"Por nuk shoh ndonjë shenjë të kësaj", tha ai.

Clooney ishte duke folur në një pritje për dokumentarin e tij të ardhshëm mbi shpëtimtarët vullnetarë sirianë, The White Helmets Helmetat e Bardha.

"Arsyeja e vetme që njerëzit e njohur duhet të përfshihen në këto çështje është kur askush nuk di gjë për to", ka thënë ai. "Unë nuk mund ta ndryshoj politikën, por mund t'i them gjërat me zë të lartë."

Nuk ka ende një datë të konfirmuar kur do publikohet dokumentari.