Një çift sapo është zbuluar. Ata kanë dalë bashkë për darkë dhe më pas, siç e tregojnë fotot e TMZ, kanë dalë jashtë duke shfaqur edhe fizikisht afeksionin teksa përqafohen dhe puthen. Nuk dihet sa kohë kanë bashkë, nuk dihet as nëse kanë vendosur ta vijojnë edhe pse në foto shfaqin shumë dashuri.

Megjithatë është e qartë që diçka po ndodh mes tyre.

Gomez dhe Weeknd (emri është Abel Tesfaye) janë njohur vitin e kaluar, kur ata kanë interpretuar në sfilatën e Victoria's Secret bashkë në vitin 2015.

Gomez ka qenë zyrtarisht single vitin e fundit, teksa ajo është shumë e njohur për historinë me Justin Bieber, ndërsa Weeknd është ndarë me Bella Hadid, në nëntor. Në sfilatën e Victoria’s Secret të këtij viti u duk sikur mes tyre pati një çast të veçantë melankolie, por Weeknd shihet se gjithashtu ka vazhduar rrugën e tij.