Lori Hoxha ka zbuluar një foto të vjetër me Sarën, bashkë me një sekret që shpjegon pamjen e motrës së vogël, si djalë, në atë kohë.

“Mami u mërzit shumë kur Sara doli gocë dhe e rregulloi rrugës”, shkruan ajo në këtë foto fantastike ku ato të dyja duken si motër e vëlla, Lori me fustan, ndërsa Sara me flokë të shkurtër e pantallona.

Nëse vërtet, Vjollca Hoxha ka dashur një djalë, si thotë Lori, i është dashur të presë shumë derisa iu plotësua dëshira me fëmijën e katërt. Në atë kohë, Sara me siguri nuk mund ta luante më atë rol.