Ai është një nga gazetarët më të njohur sportiv në vend, megjithatë duke qenë që e ka nisur karrierën prej vitesh dhe është pjesë e ekranit tradicional të TVSH-së, nuk trajtohet si personazh në faqet rozë që zakonisht mbushen me brezat e rinj të gazetarëve dhe artistëve. Edhe pse Dëfrim Methasani është i pranishëm në faqet sociale, ku publikon edhe foto private, nuk e kishim parë asnjëherë në media familjen dhe po jua prezantojmë, sepse është interesante nëse zbulon familjen, për të cilën nuk dije asgjë, të një personazhi që e njeh prej vitesh.

Deri tani njihnim vetëm mbesën e Dëfrimit, Ambra Medën, marrëdhënien e tyre të veçantë dhe mbështetjen e Dëfrimit gjatë sfidës së Ambrës, por nuk kishim parë anëtaret e familjes.

Dhe Dëfrim Methasani ka një familje me të vërtetë shumë të bukur, me një bashkëshorte simpatike dhe tri vajza të rritura, elegante dhe të bukura, Lunadën, e cila tashmë është gazetare si i ati, Blertën, e cila merret me fotografi dhe Rinën e cila duket sikur ka pasion fubollin.

E kemi parë prej vitesh në ekran, por nuk e njihnim suksesin më të madh të gazetarit, familjen e tij me tri vajza të bukura dhe të talentuara.