Ka kaluar një vit, me shumë ngjarje, ndërkohë vajza e aktorëve të njohur ka mbushur 1 vjeçe.

Më 10 janar të vitit të kaluar Eriona Kakeli dhe Salsano Rrapi u bekuan me një vajzë. Këtë vit ata kanë festuar ditëlindjen e parë të Margit, duke i përgatitur një festë dhe një tortë me kate me ngjyra dhe personazhe fëminorë.

Ka qenë një vit i mbarë për çiftin e aktorëve të cilët po përjetojnë ndjesinë e të qenurit prind duke vazhduar ndërkaq edhe me angazhimet e karrierës së tyre. Për Eriona Kakelin, viti i parë si mama mbyllet ashtu si nisi, në skenë. Janarin e shkuar ajo ka qenë në skenë për “Tri motrat”, ndërsa këtë vit ka një rol në shfaqjen “Opera për tri groshë” që nis vitin në Teatrin Kombëtar. Ndërkaq, të dy prindërit e Margit kanë interpretuar gjatë këtij viti në serialin televiziv “Skandërbeg”, ndërsa Salsano Rrapo vazhdon angazhimin e tij në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Dhe një detaj më shumë… vajza e aktorëve paska të njëjtën ditë lindjeje me aktorin e madh të skenës dhe kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika.