Lajmi se miqësia e ngushtë e Zaimina Vasjarit dhe Morena Tarakut ka marrë fund u përhap me shpejtësi nga të gjitha portalet gjatë ditës së sotme. Shkak për këto dyshime u bënë fillimisht fotot e fshira të të dy vajzave nga profilet respektive, si dhe sharjet e fyerjet në disa pastime që Morena Taraku, me gjasë, ia kishte drejtuar Zaiminës. Lajmi që u publikua nga disa media e portale nuk ka qenë veҫse një sajesë e radhës për personazhet e njohur. Dy bukuroshet, me gjithë dyshimet, nuk kanë asnjë mëri me njëra-tjetrën. Me siguri, edhe ato vetë i lexuan lajmet që qarkulluan sot, ndaj edhe vendosën t’i mbyllin gojët e liga për miqësinë e tyre.

Në një postim në Insta Story, e para Zaimina dhe pas saj edhe Morena, kanë ngritur nga një dolli për njëra-tjerën, duke i shoqëruar fotot edhe me zemra.

Trokitja e dy gotave të shampanjës është një mesazh i pastër për të gjithë miqtë virtalë, por sidomos për të shuar thashethemet e fundit. Vajzat e treguan: miqësitë e vërteta nuk thyhen lehtë.