Nëse të gjitha vogëlushet në moshën e Reneé i shohim duke mbajtur në krahë kukullat e para dhe duke provuar rolin e tyre të parë si “nëna”, kjo nuk ndodh kur është fjala për Reneé, vajzën e Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Si një fëmijë i pazakontë, Reneé ka filluar të tjera lodra edhe pse ende shumë e vogël. Në videot që këngëtarët postojnë vazhdimisht në profilet e tyre sociale, Reneé duket një fëmijë mjaft i gjallë e energjik, e cila, me sa duket nuk kënaqet lehtë dhe me lodra të zakonshme.

Me muzikën, vogëlushja ka filluar të argëtohet prej muajsh tashmë. Ajo kërcen me këngët e tezes së saj Erës, ndjek ritmin e të atit ndërsa i bie pianos, si dhe luan duke dëgjuar këngët e së ëmës.

Por përveҫ muzikës, lodrat e Reneé nëpër shtëpi janë të pafundme. Dhe jo lodra vajzash, por makina. E fundit, me sa duket është një makinë e re, të cilën prindërit ia kanë blerë vogëlushes vetëm pak ditë më parë. Në profilin e saj në Snapchat, Nora ka postuar një video ku Reneé është duke luajtur me makinën e saj të re nëpër shtëpi. Është e dukshme lumturia e vogëlushes ndërsa rrotullohet me makinën e kuqe – shenjë e një energjie që me siguri do ta shoqërojë edhe në të ardhmen.