Edhe pse ёshtё njё nga personazhet mё tё dashura, brenda pak minutash ajo ka arritur tё “urrehet” nga shumё. Bёhet fjalё pёr Kate Middleton, e cila ditёn e djeshme festoi ditёlindjen e saj tё 35-tё, por mesa duket atmosfera nuk ishte shumё festive pёr tё. Vendimi i saj tё shfaqej nё kishёn e Sandringham me njё kapele prej lёkurёs sё kafshёs Alpaca, shkaktoi njё lumё ofendimesh e komentesh negative nё botёn e internetit.

Kate, e cila zakonisht ёshtё shumё e kujdesshme me veshjet e saj ende nuk ka reaguar, por Antonia Valentin Jacobs, e cila ёshtё krijuesja e kёsaj kapeleje ka deklaruar se tё gjitha krijimet e saj e kanё prejardhjen nga Alpaca tё cilat kanё vdekje natyrale, duke hedhur poshtё çdo zё qё thotё se ajo vret kafshёt pёr tё marrё lёkurёn e tyre.

Kapelja nё fjalё kushton rreth 320 lira angleze dhe preferohet shumё nga zonjat e familjeve mbretёrore.