Për publikun më shumë se sa një futbollist i suksesshëm, Fatmir Hysenbenlliu (ose Oni Hysenbenlliu), është njohur më shumë për lidhjen me Anxhelina Hadërgjonaj, vajzën e Albërie Hadërgjonajt, me të cilën është ndarë disa muaj më parë. Pasi lidhja kishte probleme edhe për shkak të largësisë, Oni dhe Anxhelina vendosën të shikojnë drejtimin e tyre në jetë.

Edhe pse askush prej të dyve nuk ka dhënë detaje për marrëdhënien dhe as ka shpjeguar arsyet e vërteta të ndarjes, Oni ka folur sot për herë të parë në ekran. I ftuar tek Fatma, në InTv, ai ka folur për herë të parë për ndarjen e shumëpërfolur nga Anxhelina: “Kam respekt për familjen e saj dhe ajo për familjen time. Jemi ndarë, por kemi mbetur miq”,- thotë ai.

Ndërkohë që vazhdon të ngacmohet nga Fatma, nëse ka mundësi të ketë një rikthim mes tyre, ai shprehet: “Jetës asnjëherë nuk i dihet, por tani për tani nuk jemi bashkë. Jeta është shumë e shkurtër, ndaj duhet ta jetojmë”.

Që ruan një raport të mirë me Anxhelinën dhe familjen e saj, kjo është kuptuar edhe nga fotot e postuara të Albërie Hadërgjonajt në profilet sociale. Pak ditë më parë, të dy personazhet ishin të ftuar në një event dhe nuk iu shmangën aparatit fotografik dhe një përqafimi të ngrohtë mes tyre. Për momentin, Oni tregoi se është single dhe është i fokusuar te karriera sportive.

">