Netta Barzilai, fituesja e Eurovision 2018, është përballur këto ditë me një presion të madh mediatik. Me gjithë gëzimin e fitores në Lisbonë, ku ajo kunkurroi me këngën “Toy” dhe me kupën që çoi në Izrael, Eurovizioni për të pati edhe një pjesë të errët, në të cilën, me sa duket, pjesë ka pasur edhe Shqipëria.

Në rrjetet sociale pati shumë komente e reagime kundër kësaj fitoreje të Izraelit, madje shumë prej tyre arrinin deri në krahasime fyese të tilla si “pulë”, të cilat këngëtarja nuk i kishte pritur.

Megjithatë, Netta ka deklaruar se kënga e saj ka një mesazh të rëndësishëm: “Zgjimi i vlerave dhe i pushtetit të gruas për të drejtat e saj në shoqëri. Gjithçka përçohet përmes këngës është një përzierje ngjyrash të lumtura”, – ka thënë artistja pas fitores.

Por tronditja e opinionit vjen pas deklaratës së fitueses së Eurovizionit për vlerësimin nga Ballkani. Këngëtarja ka rrëfyer se i kanë ardhur mesazhe kërcënuese nga disa vende të Ballkanit, midis të cilave edhe nga Shqipëria.

Kam dëgjuar shumë gjëra të bukura për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë nuk e kam një përvojë të tillë. Nuk jam politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në qendër të kërcënimeve. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael, por i kam injoruar. Unë do të jem ambasadore e muzikës në vendin tim, vendi që dua më shumë në botë dhe kjo e plotëson lumturinë time”,- mësohet të ketë thënë këngëtarja.