Kate Moss ka patur shume momente “Fame” që kur mbushi 40 vjeç, por asnjë prej tyre nuk e tejkalon mbrëmjen e ditëlindjes, ku shampanja u servir në gotat e dizenjuara sipas formës së saj të gjoksit.

Po kjo është e vërtetë! Në shoqërinë e Rita Ora, Suzy Meknkes dhe disa celebriteteve të tjerë ajo promovoi edhe gotat e shampanjës të dizenjuara nga “34 Restaurant” të cilët që në shtatorin e kaluar publikuan lajmin se do të prodhonin gota shampanje në formën e gjoksit të majtë të modeles.

Ky model i ndjekur, ka një histori të gjatë pas tij: Origjina tij nis me Marie Antoinette e cila në një prej festave të Versajës kërkoi dizenjimin e nje gote të tillë- dhe sipas Moss, është një privilegj të ndjekësh një legjendë të tillë në hapat e saj.

Gota “Moss” ende nuk ka dalë për shitje por në “34 Restaurant” do të serviren pijet më këto gota. Është një gjest i veçantë që i afron fansat e Kate-it me këtë anatomi të çuditshme.

Me Rita Orën gjatë ditëlindjes