Martesa live e një çifti të moshuarish që Erion Veliaj celebroi në studion e Top Magazine bëri pjesë të saj edhe këngëtaret njohura, Çiljeta Xhilaga, Soni Malaj, Albana Osmani dhe Rozana Radi, Mariza Ikonomi dhe Laura Nexha. Historia frymëzuese e 70-vjeçares Vangjelica dhe 83-vjeçarit Ethem, i vuri vajzat në rresht për të pritur lulet pasi çifti u shpall burrë e grua.

 

Pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, firmosi zyrtarisht martesën e çiftit të pazakontë në Top Show Magazine, sipas traditës, nusja duhet të hidhte tufën e luleve.

Pas nuses 70-vjeçare, këngëtaret u rreshtuan për të pritur buqetën. Pasi u hodh, buqeta sikur ishte nisur te Mariza, por Çiljeta dhe Albana u treguan më të shpejta duke e kapur tufën e luleve njëkohësisht.

Por, për momentin, Albana nuk është gati për të veshur fustanin e bardhë, kështu që ia la Çiljetës krahun për të qenë nusja e ardhshme.