Kanë mbetur vetëm disa ditë nga nisja e transmetimit të edicionit të dytë të “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel dhe moderatorja Arbana Osmani, mezi po pret. Duke filluar që nga kjo javë, të shtunat do të jenë të sajat dhe të të gjithë publikut që i ka ndjekur përherë programet e saj.

Këtë vit, pjesë e emisionit do të bëhen edhe personazhe të njohur të ekranit, njerëz të artit, muzikës apo edhe fushave të tjera të jetës, të cilët kanë një mesazh për të dhënë për të bërë dikë të lumtur.

Të ftuarin e parë, moderatorja e ka zbuluar sot përmes një buqete me lule të bardha dhe një ftese të pastër, e cila mban emrin e aktorit të madh Robert Ndrenika.

“E privilegjuar të nisim këtë sezon të “Dua të të bëj të lumtur” me një të ftuar të jashtëzakonshëm si Robert Ndrenika”, – shkruan Arbana në Instagramin e saj ku duket ftesa për aktorin e njohur shqiptar.

Surprizat e tjera të mbrëmjes së parë, Arbana i ka rezervuar për të shtunën mbrëma.