Serialet në lidhje me mjekësinë dhe jetën e doktorëve zgjasin gjithmonë shumë në sezone dhe episode e gjithashtu janë një sukses i vërtetë duke i siguruar producentëve dhe kastit të aktorëve famë dhe para.

E në qoftë se nuk keni parë ndonjë serial të tillë, ja ku po ju tregoj 5 më të mirët:

5.         Code Black

Ky serial nisi në 2015 dhe vazhdon ende. Sezoni i tretë i serisë do të publikohet më 2 maj të këtij viti. Qëndra e serialit është spitali Angels Memorial ku stafi, që ka disa vite që punon aty dhe kolegët e tyre, duhet të kujdesen për emergjencat dhe fluksin e pacientëve. Doktorët dhe infermierët luftojnë çdo ditë për të shpëtuar jetë.

 

4.         Grey’s Anatomy

Dr. Meredith Grey dhe stafi i Grey Sloan Memorial Hospital na vijnë në këtë serial me jetët e tyre të komplikuara. Grey's Anatomy pati premierën më 27 mars 2005. Ndërkohë në shkurt të vitit të kaluar u njoftua që seriali do të vazhdonte me sezonin e tij të 14. Ky sezon nisi më 28 shtator  të vitit që lamë pas. Grey’s Anatomy është ndër serialet televiziv më fitimprurës e më të ndjekur, kështu që nuk duhet ta humbisni.

 

3.         ER

Ky serial zgjati qëndroi plot 15 vite në transmetim duke ja kaluar të gjithë konkurrentëve të tij. Episodi i parë u shfaq në TV më 19 shtator 1994 dhe i fundit ishte në 2 prill të vitit 2009. ER kishte një kast të mirënjohur aktorësh si: Anthony Edwards, Noah Wyle, Julianna Margulies, dhe të famshmin George Clooney.

 

2.         Scrubs

E në këtë listë sigurisht që nuk do ketë vetëm drama. Scrubs është një serial komedi që nisi në 2001 dhe përfundoi në 2010 me episodin e 13 të sezonit të 9 që kishte titullin e bukur “Our Thanks”.

 

1.         House

Ju që jeni ndjekës të serialeve besoj se e morët me mend që kjo listë do të kryesohej sigurisht nga House. Gjeniu Dr. Gregory House ngjan si një Sherlock Holmes vetëm se ai është në fushën e mjekësisë. Teksa ngacmon kolegët e tij gjatë gjithë kohës, House ja del të zgjidhë shumë dilema që ngrihen në lidhje me sëmundjet apo shqetësimet që kanë pacientët. Ky është vërtet një serial i mrekullueshëm!