Jetës nuk i dihet kurrë, prandaj nuk duhet të dorëzoheni asnjehërë për të realizuar ëndrrat dhe synimet që keni.

Një shembull konkret është këngëtari i talentuar Renis Gjoka. Ai sot është trajner në "The Voice Kids", një konkurs muzikor për fëmijët.

Teksa sot nuk ka kthyer karrigen për një djalë, ai e ka motivuar atë duke i treguar historinë e tij.

Renisi ka thënë se edhe atë dikur nuk e kanë pranuar tek "Ethet e së premtes", dhe madje as sot nuk e dinë që ai ka konkurruar.

"Nuk më pranuan, madje Fred Kaçinari as sot nuk e di që unë kam konkurruar. Askush nuk e dinte. As Aleksandri, nuk e di",-ka treguar Renisi.