Të dielën, familjet mblidhen. Është një ditë pushimi, për t’u zgjuar vonë, për të shijuar me qetësi atë që ke e për të qenë mirënjohës. Për të bërë çfarë nuk mund të bësh gjatë ditëve të javës. Siç është të përgatisësh pa nxitim ca petulla shtëpie, për t’i shijuar më pas sipas shijes në një tryezë nga nuk të vjen të ngrihesh.

Dhe kështu ka ndodhur në shtëpinë e Sinanit dhe Andrrës, por e veçanta është që petullat po i përgatit Sinani.

Bashkëshortja e tij ka postuar një video në Instastory, ku shohim Sinanin në krye të detyrës…

Me siguri këtë recetë të thjeshtë, tradicionale, tani mund ta shijojë dhe Ansi…

Bekuar qofshin të dielat!