Spektakli i Arbana Osmanit po afron. "Dua të të bëj të lumtur", nis në shkurt dhe duket se stafi po merret me përgatitjet e fundit. Arbana ka qenë sot në zyrat e Top Channel, ku ka gjetur dhe një kënd me diell për të realizuar një foto.

Ka veshur një bluzë shumë të këndshme, nga ato që përcjellin një ndjesi që të bëjnë ta duash dimrin. Megjithatë, pjesa më e rëndësishme e postimit është komenti i moderatores.

"Gjëra të mira rrugës", shkruan prezantuesja. Ne mendojmë sigurisht për programin e saj që është duke mbërritur së bashku me historitë dhe xhirimet e përgatitura rreth tyre, edhe pse mund të jetë dhe diçka tjetër.

 

Good things on the way❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Ndërkohë, Ermal Mamaqi e ka ndier menjëherë çfarë po afron, programi që kishte konkurrent sezonin e kaluar. "Hajt për hajër mi goc...prapë e?", shkruan ai.

Megjithatë tashmë Ermali është mësuar. Një konkurrente ikën, tjetra vjen. Ndërkohë për publikun, duhet të mbarojë "Shiko kush Luan" që të filloj "Dua të të bëj të lumtur".