Katerina dhe Lupçe, një nga çiftet më simpatike të edicionit të fundit të Big Brother, bënë për vete me mijëra fansa që vazhdojnë t’i ndjekin në rrjetet sociale me po të njëjtën kureshtje si edhe kur ishin brenda shtëpisë. Një marrëdhënie si pak çifte që njohim, e gjatë (kur u dashuruan Luçe ishte 13 vjeç, ndërsa Katerina 12), e konsoliduar, dinamike dhe, mbi të gjitha, e bukur. Të dy karakterizohen nga humori dhe kështu i kanë kaluar dhe i kalojnë të gjitha vitet bashkë.

Sot, çifti i njohur ishin të ftuar në Pop Culture për të rrëfyer për muajt pas Big Brother, jetën e tyre të re, tani që të gjithë njerëzit në rrugë i njohin, por edhe shumë prej sekreteve të njëri-tjetrit.  

 

Jeta pas Big Brother, për Katin dhe Lupçen nuk solli asnjë ndryshim. Kaq thjeshtë i përgjigjen ata pyetjes çfarë u ndryshoi pas Big Brother: “Asgjë fare, njëlloj është…” – thonë gati njëzëri. Ndërsa në rastet kur njerëzit i njohin në rrugë, i urojnë për raportin e tyre dhe për ndikimin që kanë lënë në publik, natyrisht janë shumë të kënaqur. Lupçe, madje, me humor tregon se edhe kur i thonë se i ngjan shumë Lupçes së Big Brother, ua kthen përgjigjen me humor: “Epo, nuk ka dy si ai…”

Duke rrëfyer për raportin me publikun pas daljes së shtëpisë, Katerina dhe Lupçe thanë se vazhdojnë të kenë një komunikim të hapur me fansat në rrjetet sociale. Por ka edhe raste kur jo të gjithë i pëlqejnë. Kundër tyre, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të reagur: “I fshijmë dhe mirupafshim”, – thotë me të qeshur Katerina për komentet negative në Instagram. Ndërsa në ndonjë rast kur ka të drejtë, u kthen përgjigje derisa situata agravohet dhe janë vetë ata që bëjnë komentet të parët që i fshijnë.

Interesantë për publikun Kati dhe Lupçe u bënë më shumë edhe për shkak të marrëdhënies mace dhe mi që kishin me njëri-tjetrin. Edhe një herë tjetër e kanë konfirmuar raportin e gjatë bashkë që i ka kthyer gat-gati si motër e vëlla, por nuk mund të rrinë asnjëherë pa u ngacmuar.

Lupçe, p.psh., nuk mund ta fshehë xhelozinë që ndien sa herë që Katerina vishet me të shkurtra, por nuk e pranon që është fanatik: “Jo, nuk jam fanatik, vetëm për veshjen. Më nxeh shumë fakti kur vishet… ç’jeni kështu ju vajzat?” – thotë Lupçja duke treguar edhe rastet kur Kati do të veshë funde apo fustane të shkurtra: “Ka qejf të veshë shumë të shkurtra, por unë nuk e lë”, – thotë ai pa e fshehur fanatizmin.

 

Suksese zemer @katerina.ago 😍

A post shared by Lupçe (@lupcevangjelofski) on

Ndërkohë, Katerina, e mësuar tashmë me tekat e Lupçes dhe me natyrën e tij, përpiqet t’u bindet kushteve, por në ndonjë rast, kur ai nuk është, ajo shpëton dhe vesh fustanin më të shkurër që pëlqen, norma, por “shumë i shkurtër” për Lupçen. Mjafton një foto në Isntagram dhe kaq ishte…

Pas Big Brother, çifti frekuentohet me shumë nga ish-banorët. Olsi, Donaldi, Elsamedi, Olsi janë disa miq me të cilët Kati dhe Lupçe ndajnë kohë edhe jashtë. Por ndërkohë vazhdojnë të merren edhe me projektet e tyre.

Katerina vijon studimet për instruktore palestre, por pas kësaj, ka dëshirë të ndjekë edhe Akademinë e Rendit. Për këtë të fundit, Lupçe nuk është dakord, por të gjithë e dimë se, nëse Kati e ka qëllim në vetvete, ia arrin. Sepse Lupçe, megjithëse nuk e pranon gjithmonë hapur (ego mashkullore), e di shumë mirë që do të bënte çdo lloj kompromisi përballë gjërave që e bëjnë Katin të lumtur.