Një ditë para së shtunës, Luana Vjollca ka prezantuar lojtarët e rinj të programit të saj.

Me Gent Hazizin dhe Edi Manushin do të jenë Çiljeta Xhilaga, Suada Sherifi, Renato Mekolli, Alban Ramosaj dhe Alesia Xhemali.

Një mbrëmje me shumë konkurrencë femëore, por dhe që nuk do të kënaqë vetëm publikun mashkullor. Alban Ramosaj është aty për t'i rrëmbyer nga e para zemrën shikueseve, siç është për t'u theksuar rikthimi i Renato Mekollit në Top Channel.

Këtë herë Luana është rikthyer te veshjet minimaliste me një fustan stil xhakete, i hapur dhe shumë i shkurtër. Ngjyra, një rozë e ëmbël që i shkon shumë.