Me një lojë që kishin menduar duke përfshirë edhe familjarët e dy moderatorëve më të reja të Tv Klan, Ardit Gjebrea ka zbuluar sot bashkëprezantueset që do ta shoqërojnë në netët finale të Këngës Magjike. Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla do t’i bashkohen skuadrës së Këngës Magjike 2017, së bashku me Bes Kallakun dhe Erion Isain. Edhe dy aktorët e njohur të humorit u përballën dy javë më parë me një surprizë në “Ka një mesazh për ty”, pas së cilës Arditi bëri publik lajmin se Besi dhe Erioni do ta shoqërojnë në netët finale të Këngës Magjike në Pallatin e Kongreseve.

Sot, pas lajmit që Nevina dhe Arjola do të moderojnë Këngën Magjike, Arditi ka postuar një foto me dy bukuroshet e ekranit edhe në profilin e tij në Instagram pak minuta pas surprizës që kishin organizuar në studio: “Ja edhe Skuadra Magjike Edicioni '19 u plotësua! Jam me dy partneret që do kem në prezantim në Kënga Magjike19, @arjola_shehu & @nevinashtylla” – shkruan Arditi.

Por e ka një merak. Si do të reagojnë për dy partneret e reja Besi dhe Erioni?   

“Si thoni ju @bes_kallaku dhe @erion_isai keni kundërshtime?” – shkruan më tej Arditi, duke kërkuar edhe miratimin e dy aktorëve.

“Me prezantuese shumë të bukura, me ty në krye Ardit, Besi dhe Erioni nuk kanë kundërshtime...” – shkruan një prej komenteve që vazhdohet edhe nga shumë të tjerë. Ç’mund të thonë në këtë rast Besi dhe Erioni?