Dhëndri i vitit ose një prej dhëndurëve më të përfolur të vitit, këtë të shtunë do të jetë i ftuar në ‘Xing me Ermalin’ për të rrëfyer më shumë për prapaskenat e dasmës, largimin nga Portokallia, por edhe projektet e reja që ka ndër mend të nisë së shpejti. Kudo ku është Bes Kallaku, atmosfera nuk mund të kalojë pa humor, kështu që edhe pyetjeve të Ermalit ai u jep të tilla përgjigje.

Në një video që dy aktorët kanë ndarë në profilet e tyre për puntatën e kësaj të shtune, Besi është përballur me të gjitha llojet e pyetjeve. Siç mund të kuptohet, Ermali nuk mund të linte gjë të shpëtonte pa u sqaruar publikisht, madje edhe për raportin me Xhensilën.

Mes ngacmimeve që, me siguri, nuk kanë qenë të pakta, Besi është përballur edhe me pyetjen nëse Xhensila ka qenë e dashura e tij e parë: “Harrove kur ishim bashkë?” – ia kthen Besi Ermalit me të qeshur duke i lënë të gjithë pa fjalë me batutën e radhës.

Ok, ndoshta nuk prisnim të thoshte: “Po, ka qenë e para…”, por as kishim menduar se “gjuetinë”, si fillim, Besi dhe Ermali e paskan nisur bashkë. Apo “bashkë” ka ndonjë interpretim tjetër?

 

Të shtunën @bes_kallaku nuk përmbahet fare... @xing.al

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ndoshta Besit i duhet ta sqarojë më mirë këtë fazë “të errët të jetës” para Xhensilës.